Tahirukaj regjistron paraqitje të mirë kundër Fortitudo Gossau
02 shkurt 2020
| 18:32
Drenit Tahirukaj ka pasur paraqitje shumë të mirë në fitoren 24:19 të Kreuzlingenit ndaj Fortitudo Gossau, në kategorinë e dytë të Zvicrës.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar 10 gola për Kreuzlingenin, skuadër që kapiten e ka Valon Dedajn.
Tahirukaj ka shënuar pesë penalltitë që i ka ekzekutuar, ndërsa ishte efikas edhe nga loja. Dedaj në këtë ndeshje nuk shënoi. Te Fortitudo Gossau luan Albin Xhafolli që po ashtu nuk realizoi gol në ndeshjen e së shtunës.