
Tahirukaj transferohet në Zvicër
29 gusht 2019
| 18:01
Hendbollisti i Përfaqësueses e Kosovës, Drenit Tahirukaj tani e tutje do të luajë në Zvicër. Tahirukaj është huazuar për një vit nga Besa Famgas te skuadra e kategorisë së dytë të Zvicrës, Kreuzlingen. Procedura e huazimit të tij është kompletuar të enjten.
Dreniti javë më parë luajti edhe në kampionatin botëror të juniorëve që u zhvillua në Spanjë, e ku Kosova shkroi histori. Ai tani do të luajë në të njëjtën skuadër me kapitenin e Kosovës, Valon Dedaj.