Tajani: Mbështesim sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj Houthis, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit
12 janar 2024
| 22:50
“Ne i jemi bashkuar deklaratës politike që dënon sulmet e grupit Houthis ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, ne gjithmonë e kemi dënuar veprimin e tyre, marrim pjesë me marinën tonë në operacionin Atalanta (BE) që garanton sigurinë e transportit detar. Ka një nismë tjetër amerikane dhe britanike, besojmë se është legjitime, por Italia nuk mund të marrë pjesë në misione luftarake nëse nuk ka miratim nga Parlamenti”,- është shprehur ministri i Jashtëm Antonio Tajani për Tg2 Post.