Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian të KFOR-it.
Lajmi është bërë me dije në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Italisë.
“Është krenari për mua të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it”.
“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për ta dhe për të gjithë ushtarët italianë në botë për shërbimin e tyre për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raste si Krishtlindjet kur dëshirojmë të jemi pranë shtëpisë dhe njerëzve tanë më të dashur”, ka thënë Tajani.
Në njoftim e ministrisë që drejtohet nga Tajani, është bërë me dije se krahas përshëndetjes së ushtarëve italian që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, ai do të vizitojë objektet e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin e kësaj force, Enrico Barduani.
Kryediplomati italian do të takohet edhe me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.