Tajfuni ‘Hagibis’ godet Japoninë, një i vdekur (foto)

12 tetor 2019 | 10:10

Tajfuni më i fuqishëm i vitit ‘Hagibis’ ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit. Raportohet se një person ka humbur jetën si pasojë e tajfunit dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Shpejtësia e ‘Hagibis’ pritet të shkojë deri në 215 km/h. Operatori i Energjisë Elektrike njofton se të paktën 8.800 në pjesën lindore të vendit shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike nga ‘Hagibis’.

Shumë njerëz janë evakuuar, ndërsa supermarketet janë boshatisur për shkak se situata mund të paraqitet problematike për disa ditë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Plot katër ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt)…