Tajfuni i fuqishëm godet edhe Kinën pas ishujve Filipine
16 shtator 2018
| 15:25
Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë provincën Guangdong të Kinës, që përbëhet nga një numër i madh i popullsisë. Tajfuni fillimisht kishte nisur në Filipine duke lënë të vdekur 29 persona.
Me fuqi të erës që arrin deri në 200 km për orë, cikloni Mangkhut konsiderohet më i forti që ka goditur rajonin këtë vit dhe cilësohet në kategorinë 5.
Kryeqyteti Hong Kong ka rritur alarmin e tajfunit në 10, në mëngjesin që erërat lanë dëme të mëdha në objekte si dhe çrrënjosi shumë pisha.
Ndërkohë, autoritetet në ishujt Filipine, njoftuan se në mesin e 29 viktimave janë edhe një foshnje dhe një fëmijë, si dhe 13 persona tjerë janë lajmëruar të zhdukur. (Rel)