Tajfuni Yagi vazhdon ta shkatërrojë Vietnamin, lë të vdekur rreth 200 njerëz
Gati 200 njerëz kanë vdekur në Vietnam si pasojë e tajfunit Yagi dhe më shumë se 125 rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Gazeta VNExpress e Vietnamit raporton se 197 persona kanë vdekur, 128 janë ende të zhdukur, dhe më shumë se 800 të tjerë janë të plagosur.
Bëhet e ditur se numri i të vdekurve u rrit më herët gjatë javës pasi një përmbytje rrëmbeu të gjithë fshatin Lang Nu në provincën Lao Cai të Vietnamit verior, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Qindra personel shpëtimi punuan pa u lodhur për të kërkuar të mbijetuarit, por që nga mëngjesi i së enjtes 53 fshatarë mbeten të zhdukur, ndërsa 7 trupa të pajetë u gjetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 42.
Ndryshe, Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi vendin e Azisë Juglindore në dekada.
Ai arriti në tokë të shtunën me erëra deri në 149 km/h.
Pavarësisht dobësimit të tij, reshjet vazhdojnë.