Tajlandë, plazhi i famshëm “Maya Bay” do të qëndrojë i mbyllur pa afat
04 tetor 2018
| 11:25
Turistët, që shpresojnë ta vizitojnë gjirin e famshëm Maya në Tajlandë, do të duhet të presin gjatë për të shkelur në brigjet e tij të bardha. Destinacioni i famshëm duhej të rihapej këtë muaj, pas një ndalimi të përkohshëm të turistëve. Por, zyrtarët tajlandezë bënë të ditur se gjiri do të mbetej i mbyllur pa afat.