Tajvani ndihmon të rijntë e Kosovës
Tajvani dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisën së bashku një iniciativë për angazhimin e të rinjve të sektorit privat në Prishtinë.
Projekti ndërlidh universitetet kryesore vendore dhe kompanitë private me të rinjtë kosovarë për t’u ofruar atyre praktikë.
Liu Shih-chung, përfaqësuesi i Tajvanit në Hungari, ka shprehur gadishmërinë të ndihmojë kosovarët të hynë në tregun e punës.
Ambasadori i Tajvanit ka theksuar se shkalla e papunësisë së të rinjve në Kosovë është shumë e lartë dhe punësimi është një çështje urgjente.
Neil Taylor, drejtor i zyrës së BERZH-it në Kosovë, falënderoi Tajvanin për ofrimin e burimeve financiare për këtë projekt.
Tajvani ka dhënë 500 mijë Euro për të promovuar programe të ndërlidhura në katër vende, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Ai theksoi se Tajvani po ndihmon Kosovën. Sipas tij, industritë e Tajvanit janë të zhvilluara dhe vendi është një anëtar paqedashës dhe i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar.
“Tajvani nuk është vetëm donator, por edhe partner në zhvillimin kombëtar të Kosovës dhe mezi pret të ndihmojë të rinjtë kosovarë në realizimin e potencialit të tyre”, ka shtuar Liu.
Ambasadori Liu ka thënë se në të kaluarën, Tajvani bashkërisht ka themeluar një fond për energjinë e gjelbër me BERZH përmes Fondit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit të Tajvanit për të promovuar energjinë e pastër në Kosovë dhe gjithashtu ka financuar programe punësimi për gratë kosovare.