Tajvani uron Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë

17 shkurt 2022 | 12:41

Armiku më i madh i Kinës dhe aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tajvani, përmes Zyrës në Hungari dhe Parlamentit të saj ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në  faqen zyrtare në “Facebook”, kryetari i grupit të miqësisë Kosovë-Tajvan, Luo Chih-Cheng ka përgëzuar popullin e Kosovës për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Sot shënohet 14-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Si kryetar i grupit të ‘Miqësisë Parlamentare Kosovë-Tajvan’, dëshirojë të përgëzojë popullin e Kosovës për trimërinë e tyre në luftën për demokraci. Tajvani beson në përvojën demokratike të Kosovës dhe vlerat e përbashkëta, dhe unë do të vazhdoj të ndërtoj marrëdhënie pozitive Tajvan-Kosovë dhe të forcoj lidhjet dypalëshe në të ardhmen!”, ka shkruar Chih-Cheng.

Një urim tjetër ka ardhur edhe nga Zyra e Tajvanit në Hungari, e cila përmes faqes zyrtare në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën për ditëlindjen e 14-të.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë miqve tanë në #Kosovë! Zhvillimi i madh i marrëdhënieve tona dypalëshe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e demokracive në mbarë botën”, është thënë në postimin e Zyrës së Tajvanit në Hungari.

Tajvani është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke iu bashkuar kështu shteteve të mëdha si ShBA-së, Gjermanisë dhe shteteve tjera të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.02.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…