Takim historik mes Koreve

05 mars 2018 | 21:20

Lideri korano-verior shtron darkë për delegatët nga Jugu Lideri koreanoverior, Kim Jong-un ka shtruar një darkë për dy delegatët koreanojugorë, hera e parë që zyrtarë nga Seuli janë takuar me liderin e ri që kur ai mori detyrën në 2011-ën.

Zyra e presidentit të Koresë së Jugut, konfirmoi takimin pak pas mbërritjes së delegatëve në veri gjatë ditës së sotme.

Delegacioni ndodhet në Penian për bisedime të rralla që kanë si qëllim rifillimin e dialogut mes veriut dhe SHBA-ve.

Marrëdhëniet mes Koreve u ngrohën disi pas lojërave olimpike dimërore.

Në një lëvizje të paprecedentë delegacioni përfshiu dy të dërguar në nivel ministerial, shefin e inteligjencës Suh Hun dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare Çung Eui Jong. Gjatë vizitës dy ditore, grupi koreanojugor do të fokusohet tek krijimi i kushteve për bisedime që synojnë të ndalin programin bërthamor të vendit si edhe dialogun mes SHBA-ve dhe Penianit./21Media

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shumta janë rastet kur mediat sociale luajnë një rol…