Takim i përbashkët MSh-ATK për rregullimin e çmimit të barnave

26 dhjetor 2019 | 17:46

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj, dhe i deleguari nga kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Lutfi Mulaku kanë zhvilluar të enjten një takim të përbashkët me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj dhe zëvendësdrejtorin Nahit Sharku.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe zbatueshmërinë e plotë të tij, duke u harmonizuar në nivel institucional përmes zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të mundësojnë që ky udhëzim administrativ të jetë plotësisht i mbikëqyrur gjatë zbatimit.

Krerët e ATK-së kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që një politikë e tillë shtetërore të jetë në funksion të plotë të qëllimit për të cilin edhe është aprovuar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EC Ma Ndryshe ka realizuar një iniciativë që për qëllim…