Takim Rexhepi-Durmishi: Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren prioritet i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

10 gusht 2023 | 13:41

Kumtesë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonis së Veriut nga radhët e BDI -së z.Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi.

Rexhepi dhe Durmishi diskutuan për realizimin e projekte e të përbashkëta në mes të dy vendeve qe do te lehtesoj qarkullimin e njerezve te mallrave. Ata theksuan se ndertimi i rruges Tetovë – Prizren eshte prioritet.

Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e rrugës tani më është e përcaktuar dhe projektimi do të bëhet në muajt në vazhdim. Vlen të theksohet se me z. Durmishi u dakorduam për parimet themelore të marveshjes dhe mënyrën e bashkfinansim ka theksuar zëvendësministri Rexhepi.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës si dy vende fqinje kanë raporte të shkëlqyera dhe këtë e dëshmon vet fakti se kemi shumë projekte të përbashkëta për përmirsimin e jetës së qytetarëve. Shumë shpejti do të fillojmë me hapa konkret për realizimin edhe të këtij projekti me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit malor dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik

Kabineti i zv Ministrit të Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë së Veriut

10.08.2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar…