Takime interesante në elitën e basketbollit

26 janar 2024 | 11:41

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi i parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë. Të shtunën do të përballen dy skuadrat me traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi.

Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje. Të dielën do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi. Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut.

Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

SUPERLIGA – Java 19

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

Të dielën takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Peja – Istogu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…