Takime interesante në xhiron e dytë të Ligës së Parë

19 tetor 2021 | 14:00

Nga dita e martë deri të premten do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Borea pas fitores ndaj Feronikelit, do të ndeshet me AS Prishtinën, që pësoi humbje nga Prishtina e Re xhiron e kaluar 75:76.

Të mërkurën do të ndeshen Dardanët dhe Istogu. Dardanët u mundën xhiron e parë nga Vushtrria, kurse Istogu shënoi fitore kundër Marigona Hill Prishtinës.

Të premten do të zhvillohen tri sfida: Prishtina e Re me Vushtrrinë, Feronikeli kundër New Basket dhe Marigona Hill Prishtina-Vëllaznimi. Kuqezinjtë janë një nga skuadrat favorite për vendin e parë dhe për tu rikthyer në elitë.

Liga e Parë – Java 2

E martë
17:30 Borea – AS Prishtina

E mërkurë
17:00 Dardanët – Istogu

E premte
14:30 Prishtina e RE – Vushtrria
18:00 Feronikeli – NEW Basket
18:15 Marigona Hill Prishtina – Vëllaznimi

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë…