Takimi Gjelaj-Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesor të zhvillimit të komunës së Tuzit
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe nënkryetari, Ivan Ivanaj kanë pritur në takim në Komunën e Tuzit, kryetarin e shoqatës atdhetare ”Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj.
Në takim është diskutuar mbi investimet dhe projektet që realizohen në komunën e Tuzit në bashkëpunim me diasporën si dhe për projektet që pritet të realizohen në të ardhmen, ka shkruar Gjelaj në “Facebook”.
Gjelaj shpreh gatishmërinë në çdo kohë për takime të tilla, duke falendëruar diasporën shqiptare për kontributin e tyre në çdo lloj mënyre dhe çdo situate për zhvillimin e Komunës së Tuzit.
Ja postimi plotë:
Së bashku me nënkryetarin, Ivan Ivanaj pritëm në takim kryetarin e shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Agron Dedivanaj me të cilin diskutuam mbi investimet dhe projektet që po realizohen në bashkëpunim me diasporë si dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.
Gjithmon të lumtur dhe të gatshëm për takime të tilla, e vlerësojmë shumë kontributin që dispora vazhdimisht jep për zhvillimin e komunës.
Lindon Gjelaj,
Kryetar i Komunës së Tuzit