Takimi gjithëpërfshirës dhe heshtja e përgjithshme kur s’duhet të heshtet
Doktrina e mashtrimit Kurti, dhe rreziku i paralajmërua për diplomacinë e sllovakut Lajçak dhe spanjollit Borelo, po del sheshit.
Deri me sot, Kosovën e ka mbrojtur Kushtetuta e saj. Edhe pse me shumë zbrazëtira dhe mundësi interpretimi, ishte pikërisht Kushtetuta dhe interpretimi i saj nga Gjykata Kushtetuese që e shpëtoi Kosovën nga dezintegrimi dhe rrezikimi i ekzistencës si shtet unitar politik dhe territorial, siç përkufizohet në nenin 1 të sajë.
Deklarimet e Kryetarit të Kuvendit, pas takimeve te të gjithëve me lehtësuesin Lajçak, po rreh kambanat e alarmit se Lajçak nuk është lehtësuesi por paralajmëroj se Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme që nga pavarësia, për cenimin e rendit kushtetues dhe dezintegrimit kushtetues. Ajo që përbën shqetësim dhe alarm se diçka e rrezikshme po ndodh për Kosovën është heshtja e të gjithëve, që u takuan me Lajçak, çka në këtë korrelacion kontekstual do të thotë pajtim. Nëse një vepër e inkriminuar deri edhe te ato kundër shtetit dhe rendit kushtetues, kryhet me dhënie, veprim dhe premtim, që në kontekstin aktual është heshtje atëherë, heshtja përball një plani të tillë do të përbëj tradhti ndaj shtetit dhe popullit.
Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është baras me heqjen e “gardhit” mbrojtës pikërisht në nenet 1 dhe 3 (që mashtruesi Kurti i kishte kuptuar e lexuar pranë varrit të Kastriotit në Lezhë duke ju dhëne edhe konotacionin e nevojshëm patriotik patetik e histerik).
Prekja e kushtetutës, para marrëveshjes finale me Serbinë do të thotë heqja e të vetmes mbrojtje të shtetësisë, sovraniteti dhe integritetit të Kosovës.
Është mese e vërtetë se kjo kushtetutë nuk mjafton në procesin e integrimeve të Kosovës në OKB, BE dhe NATO e organizma tjera politike, ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë në botë.
Por, çdo traktat ndërkombëtarë që do të nënshkruaj Kosova në integrimet e ardhshme, përkundër lartësisë ndërkombëtare që kanë ndaj kushtetutës sonë, asnjëherë nuk mund t’i mbivendosen Kushtetutës së Kosovës (siç ndodhi me bazën ligjore dhe Tribunalin Special) por ato inkorporohen përmes amendamenteve në Kushtetutë dhe e obligojnë Kosovën në sjellje të caktuar ligjore si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Serbia është ajo që ka pengesa në arritjen e çfarëdo marrëveshjeje ndërkombëtare me Kosovën, nga se e ka Kosovën pjesë integrale preambulore të Serbisë bazuar në kushtetutën e vet, si edhe në tërë infrastrukturës ligjorë të saj. Pra është Serbia ajo që është e penguar nga struktura e kushtetutës së vet.
Nëse deri më sot nuk e kam quajtur Qeverinë me emrin e sajë siç e kam paragjykuar jo vetëm unë, sot po e quaj me emrin e vërtetë të saj: Qeveria e Mashtrimit dhe Mashtruesi Kurti, që pritej të përballët me sfidën e vet rrëzimit me asin e tij rezervë reciprocitetin si metodë e politik bërjes për rrëzimin e vetvetes, kur të vihet përball sfidave politike në të cilat u fut me tendencën e ri formatizimit të dialogut, duke rihapur shumë tema të karakterit teknik, e tani do të vihet përball implementimit të “Asociacionit” apo formulës “Open Ballkan”. E kishte shpëtimin tek marrëveshja e Uashingtonit dhe mbajti qëndrim refuzuarës duke i bërë argat drejtë për drejtë strategjisë serbe anti amerikane dhe anti Izrael. Tani qartë po lexohet se po e shtyjnë vendin drejtë dezintegrimit dhe zhbërjes që më gjuhen kushtetuese të të gjitha kushtetutave në Botë konsiderohet tradhti.
Retroaktivisht po i jap të drejtë mos pranueshmerisë nga ana e presidenti Thaçi, të Lajçak-ut kur u emërua si lehtësues i dialogut vite më parë.
Por, si ta interpretojmë pranueshmërinë nga ana e kryeministrit Kurti. Tani po del sheshit se edhe tendenca për të na’e bërë “hero”, duke e cilësuar ai të vështirë për bisedime e për marrëveshje, paskan qenë farsë për të na hequr friken se mund të na qoj në mashtrimin e madh apo rrezikimin e sovraniteti kushtetues dhe integriteti territorial të vendit. Zaten për këtë pati paralajmëruar në një deklarim të tij edhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Veseli se “do ta kthej Serbinë” në Kosovë.
Ndryshimi i kushtetutës së Kosovës, para marrëveshjes finale “all in one” që e përafroj “Marrëveshja e zotimeve e Uashingtonit” nënshkruar nga kryeministri kosovar dhe presidenti serb, do të thotë se Kosova s’ka më integritet juridik dhe mund të bisedohen për të gjitha opsionet.
Tani në tavolinë mund të vihet çdo propozim. Cilido qoftë ai (edhe ideja e bashkimit kombëtarë që për Kurtin dhe sojin e tij të Qosjës dhe Surroit, përkufizohet në bashkimin e mbetjes së Kosovës dhe Shqipërisë. Ngase bashkimi kombëtarë përfshinë të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët autokton. Duhet të gjithë pa dallime partiake etj, t’i themi me zë të lartë STOP këtij rreziku i cili Kosovën si shet i përvarur e sovran me identitet juridik ndërkombëtarë dhe identitet territorial e politik, do ta qoj në zhbërje dhe copëtim.