Takimi Gjuriq-Radojiçiq, Hovenieri: Ai është një kriminel që duhet të jap përgjegjësi

10 mars 2024 | 14:42

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të Marko Gjuriq, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në ShBA dhe Milan Radojiçiq, i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Fotografia Gjuriq- Radojiçiq është publikuar dhe ka qarkulluar mbrëmë në profile të ndryshme në platformën “X”.

Sot (e diel), takimi është konfirmuar nga vetë Gjuriqi.

Hovenieri ka theksuar se “jemi në dijeni të raportimeve të mediave për takimin e pretenduar”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoiçiq është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”, ka thënë Hovenieri për “Express”.

Më tutje, Hovenieri ka rikujtuar se ShBA-ja ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiqin.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenieri.

Marko Gjuriq po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

Radoiçiqi, i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin, Gjuriqi ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

Gjuriqi ka thënë po ashtu se publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikë të përditshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar…