TAKIMI HISTORIK ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË RAMIZ ALIA PËR FILLIMIN E LUFTËS SË ARMATOSUR NË KOSOVË

19 maj 2024 | 23:47

Ismet Sylejmani

Tiranë, 17 Shtator 1991!

TAKIMI HISTORIK ME PRESIDENTIN E SHQIPËRISË
RAMIZ ALIA PËR FILLIMIN E LUFTËS SË ARMATOSUR NË KOSOVË

Ditën e martë, më 17 Shtator 1991, në Tiranë, për vizitë zyrtare në Shqipëri, kishte shkuar delegacioni i LPRK-së, në përbërje: Xhavit Haziri, Sekretari Politik i Komitetit Drejtues të LPRK-së, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komitetit
Drejtues të LPRK-së, Ahmet Haxhiu, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-së, Arif Seferi Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm nga Viset dhe Xhavit Haliti nga Udhëheja e lartë e Kryesisë së Degës së LPRK-së Jashtë Vendit!

Delegacionin e LPRK-së e kishte pritur dhe e shoqëronte në Shqipëri, Kristaq Porodini, Instruktor Politik, në Sektorin e Kosovës, në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë!
Në takim te Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia, ashtu sikur dihet, ishin: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu nga LPRK Brenda Vendit dhe Xhavit Haliti nga LPRK Dega Jashtë Vendit.
Bashkë me Presidentin Ramiz Alia, në takim ishte edhe Këshilltari i Presidentit Prof. Shaban Sinani!

Prishtinë, 19 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka…