Takimi historik i presidentëve të dy Koreve, shtrëngojnë duart në kufi
Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.
Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut.
Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi në Librin e Miqve.
“Një histori e re fillon këtu!”, ishte shënimi i tij.
Vizita historike u mirëprit në Korenë e Jugut. Miliona njerëz ndoqën drejtpërdrejtë momentin kur Kim Jong un dhe Moon Jae-in shtrënguan duart dhe më pas iu drejtuan “Shtëpisë së Paqes”, e ngritur pikërisht në vendin ku u nënshkrua armëpushimi që i dha fund luftës civile.
Në orët e pasdites, me orën lokale, dy udhëheqësit mbollën një pemë në shenjë simbolike duke përdorur dhe e ujë nga të dyja vendet.