Takimi i 2 shtatorit në Uashington, Vuçiqi: Ekziston një iniciativë për lëvizjen e datës

21 gusht 2020 | 14:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiq, është deklaruar rreth raportimeve për mundësinë e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit që është paralajmëruar të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Vuçiqi ka thënë se mundet të ketë një shtyrje të datës për disa ditë.

“Ekziston një iniciativë për lëvizjen e datës. Unë do të jap një përgjigje. Nuk mendoj se kjo do të jetë e lehtë. A ndiej personalisht një barrë të madhe? Po, por ajo që mund të garantoj është se unë do të luftoj për interesin e Serbisë, dhe ajo që disa ëndërrojnë, pavarësinë, nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiqi para gazetarëve në Batajnicë, ku mori pjesë në një ushtrim të njësive të Forcave Ajrore të Ushtrisë Serbe, raporton “B92”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah…