Takimi i Berlinit, shans për Kosovën dhe Serbinë

16 prill 2019 | 23:24

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin, ku nikoqir të takimit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, është takim tradicional dhe joformal, por megjithatë, kësaj radhe nuk do të jetë i zakonshëm, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për “Radion Evropa e Lirë”, se në takimin e 29 prillit në Berlin, po synohet të gjenden zgjidhje për problemet në Ballkan e të cilat, së fundmi kanë të bëjnë me problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemin e Bosnjë e Hercegovinës.

Por, sipas tij, temë kryesore në takimet shumpalëshe, e sidomos në takimet dypalëshe dhe ndërmjetësuesve, do të jetë çështja e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve.

“Pres që kjo mbledhje në Berlin ta ketë simbolikën në arkitekturën e ardhshme politike të Ballkanit, t’i jep goditje ndarjeve dhe coptimeve etnike dhe krijimit të shteteve të mëdha, si dhe të krijojë balancin, por edhe të krijojë shoqërinë e vlerave evropiane dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve. Në këtë rast, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejet i rëndësishëm dhe ruajtja e Bosnjës në formën e tashme ose të bashkëpunimit ndërmjet popujve dhe dy etniteteve”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, tashmë është moment historik për arkitekturën e ardhshme të Ballkanit, ndërkohë që simbolika është e Berlinit, për shkak se në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, ishin caktuar konturat e Ballkanit dhe ishin krijuar shtetet sllave në funksion të synimit për largimin e Perandorisë Osmane.

Por, sipas tij, populli shqiptar, si tërësi, asokohe nuk arriti të bëhet objekt i shtetësisë. Por, siç thekson Tahiri, tashmë Kosova ka dalur në skenën historike dhe më nuk zhbëhet, si dhe tashmë është moment historik i kacelares Angela Merkel, e cila, sipas tij, po e zhvillon opsionin e policentrizmit apo popujve të barabartë.

Ndërkaq, Dusha Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, dukle folur për “Radion Evropa e Lirë”, vlerëson se është shumë e rëndësishme takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në formatin, siç është takimi i Berlinit, për shkak se siç thotë ai, tashmë ekziston një krizë e tërësishme në dialogun e Brukselit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/takimi-i-berlinit-shans-per-kosoven-dhe-serbine/29884337.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj…