Takimi i Brukselit për planin franko-gjerman, deputeti i pushtetit sulmon mediat dhe opozitën

27 shkurt 2023 | 10:59

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka sulmuar mediat dhe opozitën për takimin që pritet të mbahet sot (e hënë) në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku në agjendë është propozimi fanko-gjerman.

Avdyli ka treguar se çfarë shigjeta do të lëshohen nga opozita e nga mediat nëse nuk pranohet ose pranohet plani i BE-së nga Kurti.

Më tutje, Avdyli ka thënë se e pranon planin franko-gjerman.

“Unë personalisht jam për nënshkrim të marrëveshjes evropiane për paqe mes Kosovës e Serbisë, por edhe për kërkesat maksimaliste të Kurtit për minimalizimin e efekteve te marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga mu këta që qytetari i dënoi me votë”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Postimi i plotë i Avdylit:

Sot gati të gjitha partitë opozitare, dhe argatët e tyre medial të gatshme do mbajnë dy shigjeta për të goditur pas shpine Kryeministrin e Kosovës.

Nëse pranohet plani evropian, ku Serbia de-fakto njeh Kosovën, atëherë e vetmja shigjetë që u mbeten janë marrëveshjet e turpshme që i kanë nënshkruar vetë.

Nëse nuk pranohet plani evropian, do lëshonin shigjetat e izolimit të Kosovës, prishjes me Amerikën, dhe tensionimit të situatës edhe ashtu të brishtë.

Krejt këto goditje do i bënin me vetmen shpresë që ilegalisht të ulen në karrige ministrash e kryeministrash pa marrë besim qytetar, për nënshkruar më pastaj marrëveshje tjera të turpit.

Këta për gjysmë metri karrige jo vetëm që do nënshkruanin asociacion me kompetenca ekzekutive, por edhe do falnin edhe komuna të Rankoviqit, e do bënin moratorium për mosnjohje e ku di çka do jepnin.

Ata sot nëse nuk kanë kurajo patriotike që të përkrahin kryeministrin e Kosovës, se paku do bënin mirë të heshtnin kokulur duke ditur dëmet që kanë sjellë me negociatat e tyre pa krye.

Unë personalisht jam për nënshkrim të marrëveshjes evropiane për paqe mes Kosovës e Serbisë, por edhe për kërkesat maksimaliste të Kurtit për minimalizimin e efekteve te marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga mu këta që qytetari i dënoi me votë.

Unë sot qëndroi fortë kundër kërkesave shovene të Vuçiqit, e në përkrahje të fuqishme për Albin Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka negociuar një kontratë të…