
Takimi i Deharit me partitë politike, Çitaku: Do të marrim pjesë, PDK-ja pret zhbllokim të situatës
23 prill 2025
| 10:23
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kjo parti do të jetë pjesë e takimit konsultativ që ka ftuar para seancës së sotme kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja dhe pret zhbllokim të situatës.
Derisa ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ka bërë me dije edhe një herë se PDK-ja nuk e voton Albulena Haxhin për kryetare të Kuvendit.
“Kemi marrë ftesën para pak minutash. Sigurisht që do të shkojmë. PDK dhe po besojmë qytetarët presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar në Kuvend si pasojë e paaftësisë së LV-së për të krijuar shumicën. Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. E, shqetësimet e qytetarëve janë çmimi e lartë i energjisë elektrike”, ka thënë Çitaku.