
Takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së / Hoxhaj: Gati për fitore të reja politike
29 korrik 2019
| 19:01
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi nga takimi i Këshillit Drejtues të kësaj partie.
Ai ka thënë se PDK-ja po përgatitet për fitore të reja.
“Takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së. Gati për fitore të reja politike. Gati për përgjegjësi të reja para qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.
/Epoka e re/