Takimi i Kurtit me shefin e CIA-s, qeveria: Moment historik në marrëdhëniet Kosovë-ShBA

23 gusht 2024 | 14:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e CIA-s, William Burns.

Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku është theksuar përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.

Vizita historike e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar rejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik.

 

Në këto tri vitet e fundit, ai  ka theksuar që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33 për qind kurse buxheti shtetëror për 35 për qind, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
44 gola në 45 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar,…