Takimi i Osmanit me Presidentin e Kenias, reagon Pacolli: I lumtur që miku im takoi Presidenten tonë
Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, që është mik i mirë i Pacollit.
Teksa tha se interesat e shtetit të Kosovës për të janë primare, Pacolli u shpreh i lumtur me këtë takim pasi tha se i bjen më afër Kosovën dhe Keninë.
“Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani. Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë. Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”, shkroi Pacolli, në Facebook.
Ndërkaq siç bëri të ditur Presidenca, në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve. Reporteri.