Takimi i paralajmëruar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, Vogel: Të gjitha, thjesht performancë

25 qershor 2024 | 11:15

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel ka shkruar sot lidhur me takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel.

Vogel në postim në platformën “X” shkruan se takimi i nesërm i dialogut është më shumë vetëm për të lejuar Borrell dhe Lajçak të deklarojnë se procesi vazhdon.

“Në këmbim, Vuçiq dhe Kurti do të marrin Planin e Rritjes dhe lavdërime nga BE. Të gjitha thjesht performancë…”, shkruan ai.

Vogel po ashtu ka komentuar deklaratën e Borrellit i cili ka thënë se nuk dëshiron të dorëzohet para fundit të mandatit të tij.

“Dialogu ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara”, tha ndër të tjera Vogel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozja më e njohur kroate, Ivana Knoll, ka publikuar një…