Takimi i pazakontë mes Ramës dhe Haradinaj
09 dhjetor 2018
| 11:35
Pak ditë më parë në Tiranë u shfaq premierë një dokumentar, i cili i kushtohej jetës së futbollistit Lorik Cana.
Të ftuar ishin personalitete nga politika, sporti, arti, televizioni etj..
Në tavolinën qendrore ishin të pozicionuar kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Kryeministri Rama u largua para kohe dhe në këto foto të shkrepura nga paparazzi i ‘Panorama’, ky është momenti kur ai përshëndet homologun e tij nga Kosova.
Pra, nuk është një dhënie dorë, as një përqafim, por shtrëngim i kokës me duar dhe afrim i kokës së tij te koka e Haradinajt.
Një takim përshëndetje afrimiteti, por krejt ndryshe nga ato të zakonshmet.