“Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, një tjetër vlerë e shtuar e integrimit mediatik dhe kulturor të shqiptarëve në Ballkan
Nga Ramiz LUSHAJ
“Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”, (i dyti, pas atij të 1 Gushtit 2019), i mbajtur në shtëpinë e kulturës në Vuthaj, organizuar nga “Gazeta e Alpeve”-në bashkëpunim/bashkërendim me disa komuna/bashki e shoqata në Mali i Zi, Shqipëri e Kosovë, i mirëpriti të pranishmit me një Fjalë Hapje/Përshëndetje nga zoti Nikollë Camaj- drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, veprimtar rajonal atdhetar, politik, kulturor e shoqëror, zyrtar i lartë i komunës së Tuzit (Malësi).
Nderonin me praninë e tyre në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021”; tre këshilltarë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë: ambasador Genc Muçaj (për Marrëdhëniet Ndërkombëtare) (njëherit dhe Drejtor i Parë Ekzekutiv i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë); ambasador Flamur Gashi (për Çështjet e Rajonit), Tedi Blushi (për Mediat dhe Zëdhënës i Presidentit); Faik Nika- Kryetar (funksionar) i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi; Isuf Çelaj- deputet i Kuvendit të ri të Shqipërisë; dr. Ahmet Ulaj– personalitet i shquar i botës akademike e të biznesit, i humanizmit, një ndër tre themeltarët e kompanisë “Gener 2”- një nga kompanitë elitare në Shqipërinë e viteve të fundit; Ramiz Tafilaj– filantropropist shqiptaro-amerikan, biznesmen kryesisht në industrinë e naftës e të gazit në Teksas, i vlerësuar nga Presidenti Trump me “Çmimin e Presidentit për Arritjet e Jetës”, president i Jalifat Group Publishing, Hjuston; ambasadori Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut; Skënder Thaçi, humanist i madh, veprimtar i njohur, biznesmen i turizmit shqiptar, i dekoruar nme Urdhrin “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë dhe “Qytetar Nderi” i Pukës; Bruno Selimaj– biznesmen filantropist, lobist e kontributor i shquar atdhetar, kryesisht për Çështjen e Kosovës, deri në Senatin, Kongresin e Shtëpinë e Bardhë; Çel Shaban Çelaj i Vuthajve, biznesmen humanist në Neë York të Amerikës, veprimtar atdhetar e kulturor, kontributor dhe për vendlindjen e tij; Arif Vladi– këngtar kombëtar, “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”; Admir Mulaj– biznesmen humanist, president i Shoqërisë “Construction Management Alliance Albania” (Tiranë), veprimtar atdhetar e kulturor; kolonel Ahmet Alishani– ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut gjatë Luftës së Kosovës, i vlerësuar dhe me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi”; doktorant e ing.-gjeodet, Rexhep Nikçi i Rugovës, një ndër personalitetet shqiptare të humanizmit, kulturës, arsimit e biznesit në Gjermani dhe në Kosovë, Mali i Zi e Shqipëri; si dhe të tjerë të ftuar nderi.
Kumtesa e parë e Takimit ishte me temë: “Familja e Jakup Ferrit- lartësi e pasuri emblematike kombëtare shqiptare”- referuar nga Esad Gjonbalaj- ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci në Amerikë, themelues e drejtues i portalit “Plava e Gucia Sot”, veprimtar atdhetar, kulturor e humanitar.
Prof. dr. Naser Ferri prej nga Prishtina, në emër të Familjes Ferri (të akademik Rexhep Ferri- Antar i ASHAK-ës e “Qytetar Nderi” i Vlorës (2014) e të Arben Ferrit- bankier-menaxher në funksione drejtuese në sistemin bankar të Kosovës) e përshëndeti me një Mesazh digjital falënderimi e vlerësimi “Takimin e Plavë-Gucisë, 2021”.
Këngëtari kombëtar Arif Vladi- “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” e përshëndeti takimin me këngën e mirënjohur “Jakup Ferri me bajrak”.
Kumtesa e dytë e Takimit kishte një temë mjaft të rëndësishme të aktualiteteve kombëtare e ndër ballkanikë: “Rruga Deçan-Plavë, rrugë e zhvillimit e integrimit rajonal Kosovë-Mali i Zi”- referuar nga Adem Lushaj- kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, studiues e publicist i njohur, autor me disa libra në shqip e anglisht.
Në “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” u promovua dhe vepra monografike “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” , një nga librat ma të mirë të kohëve të fundit. Rreth këtij libri me interes, me plot rrëfime jetësore e ngjarje që i shërbejnë edhe historisë kombëtare, kumtoi autorja e veprës, studiuesja e njohur, Leonora Laçi nga Qarku i Shkodrës. E veçanta ishte se kumtimi i saj u shoqërua edhe paraqitje me tekst e figura, me Power-Point, me anë të vidioprojektorit me shfaqje në ekranin e vendosur në ballë të sallës së “Takimit të Plavë-Gucisë, 2021”.
Humanisti, veprimtari e biznesmeni i shquar, Skënder Thaçi, shprehu vlerësime e mirënjohje për autoren e librit, për Plavë-Gucinë dhe Pukën e tij, si dhe pas Takimit ndau libra me autograf për të pranishmit e atyshëm.
Lahutari e këngëtari kombëtar Jonuz Delaj- një ndër këngëtarët e Eposit të Kreshnikëve e një ndër homerët e fundit të Evropës së shek. XXI, këndoi këngën me tekstin e tij: “Cuce Avdylja e Geghysenit dhe e Kelmendit”, e cila u këndua për herë të parë në sallën e shtëpisë së kulturës në Vuthaj, ku heroina e kohës së luftërave ballkanike etj., me plagë lufte e lavdi historie, jetoi një pjesë të jetës së saj në këtë trevë alpine dhe, tashmë, i prehet në varreza familjare Ulaj dhe trupi i sjellë, nga Shqipëria, pas vdekjes. E veçanta ishte se kjo këngë për Cucë Avdyl Ulaj u përjetua në sallë edhe nga dy nipërit e saj elitarë dhe nga të afërm të saj.
“Takimin e Plavë-Gucisë, 2021” e përshëndetën (me telefon, paraprakisht) edhe Ragmi Mustafi- Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës e Sanxhak; Dod Doçi i Lurës – humanist, biznesmen i ndërtimtarisë e turizmit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Nënë Tereza”, senator i ACABS në Tiranë, e të tjerë.
Ambasadori Mal Berisha, studiues, përkthyes, analist, në kumtimin e tij ekskluziv, të shoqëruar me foto-fakte në Power-Point, të siguruara dhe nga muze të Londrës, foli për vizitën e britanikes Miss Edit Durham- mike e madhe e Shqiptarëve, në vitin 1913, në fshatin e madh Vuthaj dhe në qytetin e Gucisë e personazhe të asaj kohe, si dhe përcolli për të pranishmit kujtime e vlerësime për familjet vuthjane në Shqipëri, veçmas për ato Ahmetaj e Ulaj në Mamuras, që kanë nxjerrë personalitete të penës, penelit, biznesit, humanizmit.
Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” dhe “Gazeta e Alpeve”, gazetë Rajonale-PanShqiptare-Ndër Ballkanikë (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak e Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut), u ndanë disa çmime e mirënjohje, të cilat i shpalli publikisht gazetari e studiuesi Ramiz Lushaj nga Shqipëria (Tiranë)- themeluesi, botuesi e kryeredaktori i kësaj gazete Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike.
U vlerësuan e nderuan me çmime e mirënjohje të ndryshme: Nikollë Camaj (Tuz, Mali i Zi); dr. Ahmet Ulaj (Tiranë-Shqipëri); Ramiz Tafilaj (Teksas- Amerikë), ambasador Flamur Gashi (Tiranë-Shqipëri); Skënder Thaçi (Pejë-Kosovë); Adem Lushaj (Deçan-Kosovë); Agim Mehmeti (pas vdekjes) ish- Zv/Ministër i parë i Republikës së Kosovës gjatë kohës së luftës së Kosovës (Gjakovë-Kosovë), Noemi Lushaj, student e gazetare (Shëngjin- Zvicër), Xhevdet Muriqi (Gjermani), Nuradin Imeraj (Istog-Kosovë); RTV “Fontana” (Istog-Kosovë), Kaltrina Hoti (Plavë-Mali i Zi).
Nga “Takimi i Plavë-Gucisë, 2021” (me 1 Gushtit 2021) u dhuruan 53 libra për bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj, kryesisht nga ambasador Mal Berisha (Tiranë), Zeqir Mehmetaj- drejtor i RTV Fontana (Istog-), Skënder Thaçi (Pejë-Prishtinë), Leonora Laçi (Shkodër), Ismet Azizi (Gjilan-Kosovë), Ramiz Lushaj (Tiranë), Neki Lulaj (Deçan-Gjermani), Osman Shala (Pejë), etj. Aksioni vazhdon gjatë gjithë vitit 2021.
Fjalën përmbyllëse të “Takimit të Plavë-Gucisë, 2021” e mbajti veprimtari i shquar Ali Daci i Rozhajës– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, i cili i falenderoi kumtuesit e temave për nivelin e tyre akademik, dy këngëtarët e mirënjohur Vladi e Delaj për dy kangët e bukura për heroin Jakup Ferri e heroinën Cuce Avdyl Ulaj; i përshendeti të vlerësuarit me çmime e mirënjohje, si dhe pjesëmarrësit e ardhur nga Plavë-Gucia e treva shqiptare në Malin e Zi (Rozhaja, Tuzi e Ulqini); nga Shqipëria (Tirana, Shkodra, Tropoja, Malësia e Madhe, Dibra, Durrësi, Lezha), nga Kosova (Prishtina, Peja, Gjilani, Deçani, Prizreni, Istogu, Rugova. Drenasi), nga mërgatat shqiptare në Europë (Gjermani, Holandë, Zvicër, Francë) dhe Amerika (New York, Teksas, Detroit).
“Takimi i Plavë-Gucisë” u ndoq nga gazetarë e media të pranishme: një ekip i TV A2 CNN (A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë), një ekip i RTV Fontana në Istog (Burim) të Kosovës; nga gazeta “Koha Javore” në Podgoricë të Malit të Zi; nga RTV i Kosovës; nga portalet “Bota Sot”, Limit.al, Plava e Gucia Sot, Kosova për Sanxhakun, Kosova Lindore, Dardania Press, etj.
“Takimi i Tretë i Plavë-Gucisë, 2022” do të mbahet më 1 gusht 2022, po në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj dhe do të jenë në tematikën e tij, kumtimet: Nokshiqi (Plavë); Hoti i Vendit (mbi Plavë); Bajraku i Martinajve (Guci); Rexhë Metë Ulaj-intelektual e patriot shqiptar nga Vuthajt; përurim libri (do të caktohet) dhe kumtimi për Korridorin e ri Auto rrugor Ndërkufitar e Ndër ballkanik (me PKK e Doganor) nga Plava–Jasenica-Hot i Vendit-Qafa e Vranicës-Çeremi-Dragobia-qytetet Bajram Curri e Gjakovë.
Gusht, 2021