Takimi i Presidencës boshnjake për njohjen Kosovës, Dodik: Unë votojë kundër

09 shtator 2020 | 14:36

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, e ka komentuar kërkesën e kolegut të tij kroat për seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet njohja e Kosovës.

Ai ka thënë se do të votojë kundër.

“Mirë që ka kërkuar. Unë do të votojë kundër secilën herë” ka thënë Dodik.

Në Presidencën boshnjake vendimet merren me konsensus.

Në Sarajevë pritet të debatohet për njohjen e Kosovës dhe lëvizjen e Ambasadës së Bosnës nga Tel Avivi në Jerusalem pas seancës së rregullt së Presidencës që do të mbahet më 17 shtator

Në këtë takim do të diskutohet kriza e emigranteve në Bosnjë e Hercegovinë dhe situata epidemiologjike atje.

Po ashtu në agjendë do të jetë edhe kërkesa e Miorad Dodik që Bosnja t’i bashkohet iniciativës për minishengenin.

Dodik dje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që Bosnja të lëviz ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të njëjtin ditë, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës ka kërkuar një seancë tjetër ku do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Lagjen Goça të fshatit Vlahën, rrëzë malit Gajrep (Shqipëri),…