Takimi i radhës për dinarin mbahet të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, gjatë një konference për medie.
“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për vendimin e BQK-së për operacionet financiare. BE-ja pret nga takimi i të mërkurës që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromis”, ka thënë Stano.
Ai ka thënë se shpreson se ky do të jetë takimi i fundit rreth dinarit.
Më 11 maj, ka përfunduar zyrtarisht periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)
Nga e diela, zyrtarisht euroja është valute e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë.
Sipas rregullores së BQK-së parashihen edhe gjoba për ata që kryejnë pagesa me dinar.
Lidhur me këtë, është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se “rregullorja e BQK-së e ka qëllimin e ligjshmërisë dhe jo dënimin”.