Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq më 7 shtator

25 gusht 2018 | 13:13

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se takimi i radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 7 shtator të këtij viti, në Bruksel.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të takojë me 7 shtator në Bruksel, presidentin Hashim Thaçi të Kosovës dhe presidentin Aleksandër Vuçiq të Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre që ajo lehtëson”, thuhet në njoftimin për opinion.

“Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë të diskutojë me të dy presidentët me qëllim të përparimit në arritjen e marrëveshjes për normalizim, me një shikim para për të bërë progres konkret dhe duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar përmes Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektives evropiane të rajonit”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia po paralajmëron se mund të ndërpresë fondet për Bashkimin…