Takimi i shumëpërfolur i Kurtit me Sullivan, Hovenieri përkujton se Bideni pati takim me Thaçin në të njëjtën zyrë
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pjesa ku është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këshilltarin për siguri nacionale të administratës Biden, Jake Sullivan është ndër pjesët më të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.
Hoveiner këtë deklarim e ka bërë në llogarinë e vet në “Twitter”, duke thënë se në ndërtesën e zyrës ekzekutive së Eisenhower, në kuadër të Shtëpisë së Bardhë ishte takuar edhe presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
“U befasova kur pashë histori të pasakta dhe mashtruese në shtyp lidhur me vendndodhjen e takimit të kryeministrit Albin Kurti në nivel kabineti me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Bidenit, Jake Sullivan”.
“Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower (https://bit.ly/3t6nFDk) është pjesë e Shtëpisë së Bardhë. Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, përfshirë presidentin, zëvendëspresidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”.
“Ja një shembull: në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendëspresidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e zyrës ekzekutive të Eisenhower”, ka shkruar Hovenieri.
(2/3) The Eisenhower Executive Office Building (https://t.co/JO8Fwdeuqm) is part of the @Whitehouse complex and senior-level meetings, including with the President, Vice President, and National Security Advisor are routinely held there. pic.twitter.com/lKaQ0NTdxc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022