Takimi koordinues i natës: Krerët e shtetit u “qepuan” dy konsujve, u morën vesh edhe për një konkurs të ri në diplomaci

08 shkurt 2022 | 19:30

Presidentja Vjosa Osmani i mblodhi mbrëmë në zyrën e saj kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefen e diplomacisë, Donika Gërvalla, në një takim që u cilësua si koordinues për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.

E menjëherë pas këtij takimi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur konkurs për plotësimin e posteve vakante në misionet diplomatike të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Duket se për katër drejtuesit e shtetit ky takim paska shërbyer për të bërë shkarkime dhe ngarkime të reja në ambasadat dhe konsultat e Kosovës.

Demokracia.com nga burime të veta ka mësuar se fill pas këtij takimi janë shkarkuar nga detyra Mimoza Ahmeti, konsulle e Kosovës në Strasburg të Francës dhe Gramos Begollin që deri tash ka qenë konsull në Hamburg të Gjermanisë.

E pas shkarkimit pozitat të Ahmetit dhe Begollit, MPJD ka shpallur konkurs për tetë konsuj të përgjithshëm.

Pos konsujve MPJD ka shpallur konkurs edhe për sekretar, këshilltarë e atashe të ambasadave, shkruan Demokracia.com

Të drejtën e shprehjes së interesit e kanë të gjithë anëtarët e Shërbimit të Jashtëm. Me gradë diplomatike/konsullore sipas nivelit të kërkesës për pozitën përkatës, si dhe ata që janë në përputhje me parimet e përgjithshme të rotacionit proporcional në MPJD.

Anëtarët e Shërbimit të Jashtëm, të cilët janë në pushim pa pagesë, pezullim të pozitës në MPJD, nuk mund të jetën pjesë e procesit të rotacionit, pas për kohën e mungesës në punë, pa kompensim të pagës, zyrtarit publik i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës, përveç të drejtave për rikthim në vendin e tij/saj të punës.

MPJD u ka dhënë të interesuarve mundësi që të aplikojnë deri në tri vende-misione diplomatike/konsullore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga e diela e 13 shkurtit skuadra e Llapit ndeshjet…