Takimi Kurti-Burns, Dugolli godet opozitën dhe analistët : Statuset edhe mund t’i fshijnë

23 gusht 2024 | 15:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsje, Enver Dugolli, ka shpërndarë në “Facebook” fotografin e kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, William Burns.

Dugolli ka përmendur edhe disa deklarata, duke aluduar në reagimet e djeshme të opozitarëve dhe analistëve për mostakimin e Kurtit me shefin e CIA-s.

“Statuset edhe mund t’i fshijnë, po çka do bëhet me deklaratat e disave që nëpër studio televizive, në dëshpërim e sipër mundoheshin të impononin me çdo kusht tregimin e Vuqiçit, Daqiçit e Vulinit për lirimin e Kurtit nga burgu, deri te ‘antiamerikanizmi e tij’…”, ka shkruar Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka zgjatur vetëm një sezon aventura e Ilkay Gundogan në…