![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hamiti.jpg)
Takimi Kurti – Sørensen, Hamiti: Marrëveshja e vitit 2023 është më e keqja që ka pranuar Kosova
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen. Duke komentuar kërkesën e kryeministrit që të Marrëveshja e Brukselit e viti 2023 të zbatohet, Hamiti ka vlerësuar se kjo është marrëveshje më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjëherë Kosova.
“Albin Kurti, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, paska kërkuar në takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen, që Marrëveshja e vitit 2023 të zbatohet në plotni dhe të nënshkruhet. Kjo është marrëveshja më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjë udhëheqës i Kosovës në procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë. Po ashtu, Albin Kurti herë e ka pranuar, herë ka thënë se nuk e pranon, Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin”, ka shkruar ai, duke përmendur preambulën e kësaj marrëveshje.
“Në preambulë të Marrëveshjes Bazike (të Bruskelit) të vitit 2023, që e ka negociuar Albin Kurti me Aleksandar Vuçiqin, dhe po përgjërohet ta nënshkruajë, përmban edhe formulim neutraliteti ndaj statusit të Kosovës (‘pa paragjykim’; angl. ëithout prejudice to the different vieës of the Parties on fundamental questions, including on status questions). Albin Kurti e ka bërë këtë lëshim dhe po do ta nënshkruajë. Në nenin 7 të kësaj Marrëveshjeje Kurti ka pranuar rregullime dhe garanci për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.