![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/hamiti.jpg)
Takimi Kurti – Sorensen, Hamiti: Marrëveshja e vitit 2023, më e keqja që ka pranuar Kosova
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Duke komentuar kërkesën e kryeministrit që të marrëveshja e Brukselit e viti 2023 të zbatohet, Hamiti ka vlerësuar se kjo është marrëveshje më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjëherë Kosova.
“Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, paska kërkuar në takim me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sorensen, që marrëveshja e vitit 2023 të zbatohet në plotni dhe të nënshkruhet. Kjo është marrëveshja më e keqe për të cilën është dakorduar ndonjë udhëheqës i Kosovës në procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë. Po ashtu, Albin Kurti herë e ka pranuar, herë ka thënë se nuk e pranon, Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin”, ka shkruar ai Hamiti në “Facebook”, duke përmendur preambulën e kësaj marrëveshje.