Takimi Kurti – Vuçiq, Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohërit
Deputeti i LDK-së, Advullah Hoti, ka reaguar një ditë para takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, që do të mbahet të enjten, më 14 shtator 2023.
Hoti është shprehur se gjatë takimit do të negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër.
“Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja.