Takimi në Bruksel, Borrell në 15:00 deklarohet për media
14 shtator 2023
| 14:36
Ka përfunduar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në orën 15:00 do të deklarohet për media.
Pas takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prononcim para gazetarëve ka thënë se diskutimet kanë përfunduar pa sukses, pasi sipas tij, Kurti nuk ka qenë i gatshëm të bëjë kompromis.