Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes nuk ka alternativë

27 shtator 2024 | 21:36

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në platformën “X”, ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Për takimin e zhvilluar në New York, ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Albin Kurti i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, bëhet e ditur në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët britanikë që kanë arritur ditë më parë në Kosovë,…