Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Grenelli: Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë mundësinë për zhvillim ekonomik
18 qershor 2020
| 14:23
Disa ditë para takimit të Uashingtonit, emisari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë një deklaratë për medie, ku ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që liderët politikë në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni meritojnë asgjë më pak se kaq”, ka thënë Grenelli.
ShBA-ja ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor ku do të diskutohet për rifillimin e dialogut.