Takimi për asociacionin në Ambasadën e ShBA-së, Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre
Sot (e martë) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë do të mbahet takimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hezituar që të flasë për gazetarët para këtij takimi, derisa ka thënë se ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre.
“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre – shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela”, ka thënë ai.
Ndryshe Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.