Takimi për dinarin, Lajçaku: Pres që palët të vijnë me mendje të hapura
15 prill 2024
| 12:58
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në fund të kësaj jave do të ketë edhe një rund tjetër të bisedimeve me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku ka thënë se pret që palët të vijnë me mendje të hapur.
“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.