Takimi i radhës i dialogut më 19 mars
09 mars 2018
| 14:57
Maja Kocijançiq, zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë ka thanë se marrëveshja për formimin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.
Ajo ka thanë për mediet serbe se raundi i radhës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahetmë 19 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 mars.
“Që nga fillimi na ishim të qartë me të dyja palët se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet pa u vonuar. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet tjera të arritura në kuadër të dialogut”, ka thanë Kocijançiq.