Takimi tre orësh me Zelenksyn, Blinken rrëfen se çfarë pa nga dritarja e trenit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin realizuan një takim gati tre orësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipin e tij të lartë në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv.
“Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh”, tha Blinken për gazetarët nga Polonia, në kufi me Ukrainën.
I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia jugperëndimore për në Kyiv.
“Pra, ne nuk pamë shumë, përveçse të shikonim nga dritarja e trenit. Shkuam drejt në pallatin presidencial”, vijoi ai.
Blinken tha se “nuk kishte shumë mundësi për të biseduar me ukrainasit”.
“Sigurisht që pamë njerëz në rrugë në Kyiv, dëshmi e faktit se beteja për Kyivin u fitua”, tha ai.
Kujtojmë se pas vizitës së Blinken, Rusia sulmoi stacionet hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore./Express