Takimi vëllazëror

11 shkurt 2020 | 10:09

Bujar Berisha New York

Në një atmosferë normale takimi i radhës i dy kryeministrave shqiptarë do të prodhonte një sërëvendimesh të sinqerta politike në të mirë tëqytetarëve dhe kështu ta bënte më të kapshme ëndrrën shqiptare. Fatkeqësisht, vendimet politike nuk mungojnë, ato janë të shumta kurse efekti i tyre është minimal. Luhet me ndjenjat e qytetarëve dhe abuzohet me të ardhmen e tyre. Ky është realiteti i hidhur i cili gjer tani sundon mbi shqiptarët nga tëdyja anët e Drinit.

Në fakt, dihet botërisht se kryeministri Rama ka “hedhur zarin e tij“ pro një Jugosllavie të re, duke i shkelur me të dyja këmbët interesat e popullit tëKosovës dhe ato kombëtare dhe kthim prapa nuk do të bëjë. Ai është më se i vendosur që të gjithëshqiptarët në rajon me gjenialitetin suprem qëposedon, përfundimisht t’i ankorojë në “tokën e premtuar”. Çështja është se sa do jetë i aftë Rama ta “magjeps” kryeministrin e sapozgjedhur Albin Kurti.Shpresat janë evidente; zgjedhjet në Kosovëprodhuan një socialist dhe kryeministri shqiptar shpreson në vëllazërinë e njëjtë ideologjike. Rama poashtu i gëzohet faktit se sot para vetes nuk ka njëvëlla, i cili ishte një nacionalist i tërbuar me tipare josofistikuese dhe me një “urrejtje patologjike” ndaj bashkim-vëllazërimit.

Pra, shpresat nuk janë të pabaza sepse Rama dhe Kurti përpos ideologjisë e cila duhej që ti bashkonte, kanë një mik dhe përkrahës ku ata strehohen-GeorgeSorosin.

Mbetet të shihet se si do të pozicionohet kryeministri Kurti pas takimit. Qëndrimi i tij ndaj pozicionit tëvëllait me ndjenja të theksuara pro-sllave do tëzbulojë shumëçka në rrugëtimin e sapofilluar si udhëheqës i vendit.

Takimi i sotëm është domethënës edhe për Beogradin, e në një nivel më të ulët edhe për Shkupin. Përpos përkrahjes ndaj politikës përçarëse të Ramës, Serbia do të matë edhe pozicionimin zyrtar të Kurtit ndaj mini-shengenit.

Thënia e vjetër popullore se “ujku qimen e ndërron-por zanatin jo”, u vërtetua kësaj radhe nga kryeministri Rama. Ishte ky zotëri që para sa vitesh si kryetar bashkie, në emër të kulturës iu akordoiracistëve serbë çelësin e Tiranës-duke shqelmuar vuajtjet dhe ndjenjat e popullit të Kosovës. U përgatit për kryeministër dhe erdhi në Kosovë për përkrahje-dhe atë e mori. U tregua “patriot” në mes tëBeogradit dhe pas disa minutave filloi bisedimet për ndarjen e Kosovës. Tani, kur sheh se ylli i tij nëpolitikë po venitet, nënçmon dhe sulmon popullin e Kosovës dhe liderët e saj dhe punon me përkushtim që shqiptarët për disa shekuj të ardhshëtë bien nën kthetrat e një kolonializmi të ri sllav.

E ndërkohë, ëndrra shqiptare duhet që të presë ditëmë të mira dhe të kalojë nëstand by mode”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim…