Takohen Agim Bahtiri dhe Bekim Jashari, ky ishte qëllimi i takimit
19 mars 2021
| 15:09
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me të cilin u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto dy komuna.
“Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve, ndërsa të dy kryetarët e komunave u dakorduan në thëllimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e formave për një bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy komunave”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.