Takohen Ali Ahmeti dhe Albin Kurti, ja për çfarë diskutuan

29 janar 2022 | 22:04

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin Albin Kurti.

Për këtë takim Ahmeti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijnë që për kohë të shpejtë të realizojnë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijmë që për kohë të shpejtë të realizojmë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes nesh, si rrugën Tetovë – Prizren, autostradën Prishtinë – Bllacë – Shkup, kalimin e përbashkët kufitar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe atë turistik mes Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.
Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet se si kryetari…