Takohen Bahtiri dhe Veliu, ja për çfarë biseduan
Agim Bahtiri dhe Agim Veliu kanë pi sot së bashku kafen e mëngjesit.
Ata kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 6 tetorit dhe për arritjen e një marrëveshje të përbashkët mes LV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë.
Agim Bahtiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojnë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.
Shkrimi i plotë i Bahtirit:
Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur.
Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe.
AB